Bytyqi jep lajmin e mirë për studentët, së shpejti studime pa pagesë në Çeki

14:41 | 13 June 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka pritur në takim drejtuesin kryesr të CERGE-EI në Pragë të Çekisë, profesorin Randall K. Filer.

Gjatë këtij takimi ata kanë biseduar për arsimin e lartë në Kosovë me ç’rast kanë marrë vendim që të nënshkruhet një Marrëveshje Bashkëpunimi, përmes të cilës do të ju mundësonin studentëve nga Kosova studime pa pagesë Master dhe PhD, në fushën e ekonomisë në Republikën e Çekisë, përcjell ORAnfo.

Bytyqi ka dhënë lajmin e mirë për studentët përmes një statusi në Facebook ku ndër të tjerash ka thënë që kjo marrëveshje do të arrihet shumë shpejt.

Postimi i plotë:

“Së shpejti studime pa pagesë në Republikën e Çekisë
Kam pritur në takim drejtuesin kryesor të CERGE-EI në Pragë të Çekisë, profesorin e nderuar Randall K. Filer, me të cilin bisedova lidhur me arsimin e lartë në Kosovë.

Qendra për kërkime ekonomike dhe pasuniversitare- Instituti i Ekonomisë, i njohur si CERGE-EI është institucion akademik në Pragë, i specializuar vetëm për fushën e ekonomisë.

Lajmi më i mirë është se shumë shpejtë do të nënshkruhet një Marrëveshje Bashkëpunimi, përmes të cilës do të ju mundësonim studentëve nga Kosova studime pa pagesë Master dhe PhD, në fushën e ekonomisë në Republikën e Çekisë.”- ka shkruar Bytyqi./ORAinfo/

Komento: