Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi përmes një konference për media ka dhënë më shumë detaje rreth procesit të krijimit të teksteve të reja shkollore.
Ai theksoi se ky proces është i ndarë në dy faza të cilat janë të zhvilluara në formë të kampusit dhe theksoi se nuk do të pranohet asnjë tekst që nuk i plotëson standardet, përcjell ORAinfo.
Bytyqi tha ndër të tjerash që ky proces shumë i rëndësishëm nuk i ka tejkaluar planifikimet buxhetore dhe ka harxhuar kështu shumë më pak se sa që është planifikuar.
“Në konferencën për media lidhur me tekstet e reja shkollore folëm për ecurinë e procesit në të dy fazat, të cilat janë zhvilluar në formë të Kampusit. Me këtë rast theksova vendosmërinë time që të mos ketë asnjë tekst që nuk i plotëson standardet. Ministria e Arsimit ka bërë thirrje publike për recenzentët e dorëshkrimeve edhe pse në bazë të ligjit, recenzentët mund të emërohen në mënyrë direkte dhe për këtë është formuar një komison profesional. Të gjitha dorëshkrimet të cilat kanë qenë pjesë e këtij procesi kanë qenë të koduara dhe do të vazhdojnë të jenë deri në përfundim të procesit, ndërkaq tesktet e përzgjedhura fillimisht do të pilotohen. Po ashtu bëra të ditur se, organizmi i kampuseve ku është bërë vlerësimi i dorëshkrimeve nuk ka tejkaluar planifikimin buxhetor dhe duke qenë se kemi shpenzuar shumë më pak se sa kemi planifikuar, kemi arritur të ruajm paranë publike. MAShT ka marrë të gjitha masat profesionale dhe logjistike që procesi të shkojë sa më mirë dhe mbarë, duke qenë të vetëdijshëm për ndjeshmërinë e procesit”-tha Bytyqi./ORAinfo/