Bytyqi: Mbi një milion euro për një shkollë moderne në Kaçanik

11:41 | 19 Korrik 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi së bashku me kryetarin e Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, të parin e Nismës në Kaçanik, Agim Çaka, deputetë e zëvendësministra të kësaj zone kanë marrë pjesë në vënien e gurëthemelit për ndërtimin e një shkolle të re në këtë komunë.

Me këtë rast, ministri Bytyqi ka thënë se angazhimi i tyre çdo ditë, në çdo vend të Kosovës, po jetësohet dhe po jep frytet e saj.

Më poshtë mund të gjeni postimin e ploë të ministrit Bytyqi

Vënia e gurëthemelit për ndërtimin e një shkolle të re, është lajmi më i mirë që i kemi dhënë sot fshatit Doganaj të Kaçanikut.

Bashkë me kryetarin e Komunës, z. Besim Ilazi, të parin e Nismës në Kaçanik, z. Agim Çaka, deputetë e zëvendësministra të kësaj zone, morëm pjesë në këtë ceremoni festive për shkollën fillore “Ali Asllani”.

Nuk është vetëm një premtim i realizuar, por është edhe obligim i yni që ne, si Ministri e Arsimit, jemi zotuar për të investuar në objekte moderne në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim.

Angazhimi ynë i sinqertë, çdo ditë, në çdo vend të Kosovës, po jetësohet dhe po jep frytet e saj.

Si ministër i Arsimit, në asnjë moment nuk do ndalem së angazhuari për të jetësuar të gjitha zotimet e bëra për një arsim më të mirë në Kosovë.

Komento: