Bytyqi merr pjesë në hapjen e punëtorisë mbi përgatitjen e raportit të vlerësimit

12:43 | 10 December 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka marr pjesë sot në hapjen e puntorisë dy ditore mbi përgatitjen e raportit të vlerësimit.

Në atë punëtori marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të larta vendore, shkruan ORAinfo.

Si të arritur kryesore për këtë vit, Bytyqo përmendë ngritjen e përqindjes në gjithëpërfshirje, sidomos në nivelin parashkollor, ndërsa mbetet sfidë përfshirja e fëmijëve nga mosha 0-5 vjet

Lexoni më poshtë postimin e tij të plotë:

Sot kam marrë pjesë në hapjen e punëtorisë dyditore mbi përgatitjen e raportit të vlerësimit – Rishikimi i përbashkët vjetor i punës për vitin 2018, bazuar në PSAK 2017-2021, e cila është organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me mbështetje të GIZ-it.

Në këtë punëtori, ku po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të larta vendore, organizata ndërkombëtare partnere në arsim, organizata vendore, përfaqësues të SBAShK-ut, të DKA-ve, të Këshillit të Prindërve, të Fakultetit të Edukimit, të studentëve, të mediave dhe akterë të tjerë të përfshirë në arsim, theksova se viti 2018 ka pasur sfidat e veta, të cilat do të mund të diskutohen gjatë këtyre dy ditëve sa zgjatë punëtoria bashkë me ekspertët dhe përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave pjesëmarrëse.

Përkundër sfidave të mëdha dhe mungesës së buxhetit për realizimin e PSAK-ut, ne kemi arritur të realizojmë shumicën e objektivave të caktuara për këtë vit. Përmenda fushat kryesore që përfshinë PSAK-u dhe që kanë për qëllim ngritjen e cilësisë në arsim në gjithë sistemin arsimor.

Si të arritur kryesore të realizuar për këtë vit, përmenda ngritjen e përqindjes në gjithëpërfshirje, sidomos në nivelin parashkollor, ndërsa mbetet sfidë përfshirja e fëmijëve nga mosha 0-5 vjet.

Si të arritura të tjera, përmenda ndarjen e buxhetit prej 1 milion euro për kryerjen e praktikës për nxënësit e shkollave profesionale, rritjen buxhetore për shkencë, nënshkrimin e marrëveshjes me BE-në për “Erasmus +”, infrastrukturën ligjore, fillimin e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve, shpalljen publike për tekste të reja dhe të arritura të tjera.

Në fund theksova se për vitin 2019, bashkë me partnerin tonë GIZ-in, kemi përcaktuar katër objektiva për arsimin parauniversitar, ndër të cilat theksova qeverisjen e shkollave dhe shtimin e akterëve aktiv në ngritjen e cilësisë në arsim.

Komento: