Bytyqi: NISMA ka qenë në dijeni që në arsim ka shumë probleme të trashëguara, po punojmë t’i zgjidhim ato

14:48 | 27 June 2019

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyri ka thënë se partia e ti ka qenë e vëdijshme se arsimi në Kosovë ka shumë probleme të trashëguara.

Ai ka thënë se tani janë duke punuar për t’i zgjidhur këtë probleme me të cilat përballët arsimi në vendin tonë, përcjell ORAinfo.

Më poshtë e gjeni deklaratën e ministrit Shyqiri Bytyqi:

Nëse të gjithë jemi që sistemin arsimor në Kosovë ta ngrisim në nivele çfarë ka nevojë Kosova, nuk duhet ta shigjetojmë me polemika politike, por duhet ti largojmë këto polemika, sepse ky është edhe një zotim i yni që e kemi bërë.

Sa ka probleme në sistemin arsimor, cila është gjendja në sistemin arsimor, nuk është që po e dimë sot, sepse NISMA Socialdemokrate e ka ditur që në ditën kur e ka marrë përgjegjësinë për ta udhëhequr MAShT.

Kemi qenë të vetëdijshëm që sistemi arsimor ka shumë probleme dhe që dojnë adresim për ti zgjidhur dhe kjo kas qenë që në ditën e parë, pra përgjegjësi e lartë që ti adresojmë problemet e trashëguara në sistemin arsimor.

Hapin e parë apo përgjegjësinë e parë që është dashur ta marr e kam marrë unë si ministër, i kam lënë anash të gjitha obligimet tjera në mënyrë që gjithë përkushtimin tim t’ia dedikoj arsimit.

Kush mendon që problemet e trashëguara në sistemin arsimor rregullohen për një vit e gjysmë është gabim, kush mendon që rezultatet e punëve që kemi bërë për një vit, edhe kjo është gabim.

Ministria e Arsimit raporton para deputetëve të Komisionit Parlamentar për Arsim rregullisht cdo tre muaj, për cdo veprim e angazhim që bëjmë ne si Ministri.

Komento: