Bytyqi për tekstet e edukimit seksual: Përmbajtje skandaloze, të papërshtatshme për moshën e nxënësve

19:08 | 12 November 2024
bytyqi-per-tekstet-e-edukimit-seksual:-permbajtje-skandaloze,-te-papershtatshme-per-moshen-e-nxenesve

Zhurmë e madhe u bë pas publikimit të disa teksteve të edukimit seksual për arsimin fillor, raporton Gazeta10.

Në mes të atyre që reaguan ashpër ndaj këtyre teksteve është edhe avokati, Asdren Bytyqi njëherësh edhe anëtar i Listës për familjen.

Bytyqi, i ftuar në emisionin “Raport” të Kanal10 ato përmbajtje i quajti skandaloze.

“Mendoj që kjo përmbajtje është skandaloze, pasi që në parim nuk të bëj asgjë me edukimin seksual, në kuptimin e shëndetit dhe mbrojtjes lidhur me sëmundjet e transmetuara seksualisht që janë të rrezikshme janë të nevojshme për mësim nga ana e fëmijëve. Nuk ka të bëj as me edukimin mbi vlerat shoqërore dhe morale që fëmijët të ruhen nga shtatzania e hershme”, deklaroi ai.

E sipas tij, përmbajtjet në tekste nuk përshtaten me moshën e nxënësve.

“Prej klasës së parë deri tek klasa e 12-të të gjithë janë nën 18 vjet dhe janë të mitur.Materiale janë të papërshtatshme edhe për moshën e fëmijëve, çfarë nevojash seksuale mundet me i pas një fëmijë 7-8-9 vjet që as nuk është futur në pubertet dhe ende nuk e ka seksualitetin si pjesë preokupimi të tij”, shtoi ai.

Komento: