Bytyqi pranon sfidën për mbjelljen e pemëve, nominon këta persona për vazhdimin e saj

12:24 | 12 April 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë sot ka pranuar sfidën për mbjelljen e pemëve.

Ai vendosi që mbjelljen e një fidani ta bëjë në njërin nga kopshtet e fëmijëve në Prishtinë, shkruan ORAinfo.

Me këtë rast, Ministri Bytyqi shfrytëzojë rastin që të vizitojë kopshtin dhe të shikojë kushtet në të cilat fëmijët kalojnë një pjesë të madhe të ditës.

E për të vazhduar sfidën për mbjelljen e pemëve, Bytyqi ka bërë disa nominime.

Boris Scharloëski nga GIZ, ministrin Endrit Shala, rektorin Marjan Dema, dhe Rrahman Jasharaj nga SBAShK, janë vetëm disa nga emrat që ka përmendur Ministri Bytyqi./ORAinfo/

Më poshtë mund të lexoni të plot postimin e tij:

Për të shtuar gjelbërimin në vendin tonë, në kuadër të nismës për mbjelljen e pemëve, sot me kënaqësi pranova sfidën për mbjelljen e një fidani në oborrin e Kopshtit të fëmijëve “Ardhmëria”, në Prishtinë, në të cilën janë të sistemuar një numër i madh i fëmijëve.

Shfrytëzova rastin që të vizitoj ambientet e këtij kopshti, ku pash kushtet në të cilat fëmijët kalojnë një pjesë të madhe të ditës.

Për të vazhduar sfidën “Mbjellë një pemë” tani sfidoj Boris Scharlowski nga GIZ, ministrin Endrit Shala, rektorin Marjan Dema, Rrahman Jasharaj nga SBAShK, kryesuesin e Kolegjiumit të Drejtorëve Komunalë të Arsimit, Besim Avdimetaj dhe gazetaren Jeta Xharra.

Komento: