Bytyqi takohet me zyrtarë nga Kroacia, jep lajmin shumë të mirë për nxënësit

16:35 | 20 June 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi është takuar me grupin e miqësisë ndërparlamentare Kosovë-Kroaci, të prirë nga deputetja e Parlamentit të Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj.

Bytyqi njofton se në këtë takim kanë shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit të këtyre dy vendeve në fushën e arsimit e me theks të veçantë mundësinë e shkëmbimit të nxënësve, përcjell ORAinfo.

Po ashtu, një tjetër temë dikustimi ka qenë edhe krijimi i mundësive të mira shkollimi për nxënësit dhe studentët shqiptarë që jetojnë në Kroaci.

Postimi i plotë :

“Në takimin që pata me Grupin e miqësisë ndërparlamentare Kosovë-Kroaci, të prirë nga deputetja e Parlamentit të Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj, njëherit udhëheqëse e këtij grupi, e cila po qëndron në Kosovë me rastin e Ditës së Shtetit të Republikës së Kroacisë, biseduam për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit në mes dy vendeve, me theks të veçantë mundësitë e shkëmbimit të nxënësve, si dhe mundësitë për mësimin e gjuhës kroate në Kosovë dhe anasjelltas.

Shpreha gatishmërinë time për të thelluar bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit të Kroacisë, me qëllim që të krijohen mundësi të mira shkollimi për nxënësit dhe studentët shqiptarë që jetojnë në këtë vend, por edhe të rinjtë tjerë nga Kosova që dëshirojnë të shkollohen në Kroaci.

Tashmë ekziston një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve, por se mund të plotësohet e ndryshohet me pëlqimin e dy palëve, sipas nevojave e trendëve bashkëkohore të arsimimit dhe edukimit.” – ka shkruar Bytyqi./ORAinfo/

Komento: