Ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi ka pritur përfaqësuesit e misionit të Bankës Botërore.
Përfaqësuesit e kësaj banke në krye me Asli Senkal po qëndrojnë për vizitë punë në Kosovë, me ç”rast kanë takuar të parin e arsimit në Kosovë ku kanë biseduar për sfidat dhe zhvillimet që ka pasur arsimi ynë përcjell ORAinfo.
Bytyqi, përmes një postimi në rrjetin social facebok ka treguar detaje më shumë rreth këtij takmi.
“Sot prita në takim përfaqësuesit e misionit të Bankës Botërore, të kryesuar nga znj. Asli Senkal, të cilët po qëndrojnë për një vizitë pune në Kosovë, me të cilët bisedova për zhvillimet në arsim, sfidat, nevojat si dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.
Theksova se Arsimi në Kosovë ende nuk është në gjendjen e dëshirueshme dhe se tashmë kemi identifikuar mangësitë dhe po vazhdojmë me procesin e reformave në përgjithësi, që të kemi një arsim më cilësorë për të rinjtë tanë.
Gjithashtu, theksova vështirësitë në organizimin e edukimit parashkollor 0-5, kryesisht në mungesë të hapësirës së nevojshme si dhe aspekte tjera që e mundësojnë këtë nivel edukimi.
Falënderova përfaqësuesit e BB-së për mbështetjen e vazhdueshme të projekteve arsimore e në veçanti për matjen e performancës së mësimdhënësve, proces i cili tashmë ka filluar.
Bashkë me përfaqësuesit e BB-së, biseduam edhe për çështje tjera siç është llogaridhënia, si dhe hartimi i Strategjisë për Arsimin e Lartë, që tashmë është në proces”, ka shkruar Bytyqi./ORAinfo/