Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi sot ka takuar një delegacion të udhëheqësve dhe mësimdhënësve të dy universiteteve prestigjioze amerikane: Universitetit “James Madison” të Virgjinisë dhe Univeristetit “Mercer” të Gjeorgjisë.
Këta po qëndrojnë në Kosovë për të marrë pjesë në konferencën “Nga paqja në prosperitet – Transformimi i shoqërisë kosovare përmes lidershipit të mirë”, e cila do të mbahet sot në Prishtinë, përcjell ORAinfo.
Këtë takim, Ministri Bytyqi e shfrytëzoj që të falenderoj këto dy universitete dhe të gjitha universitetet amerikane për mbështetjen që kanë dhënë për arsimin kosovar.
“Shumë projekte të përbashkëta që janë realizuar, kanë ndikuar pozitivisht në arsimin e Kosovës”- shtoi Bytyqi.
Ndër të tjera, ministri theksoi se presin bashkëpunim edhe më tutje me universitetet amerikane, sidomos tani kur po bëhen përpjekje për ta rishikuar arsimin në përgjithësi, e sidomos arsimin e lartë./ORAinfo/