Sot janë bërë 11 vite që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës.
Me këtë rast edhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka bërë një urim, shkruan ORAinfo.
Në këtë ditë, Bytyqi kujton heronjët, dëshmorët, martirët dhe të gjitha ata që kontribuan që Kosova të gëzojë këtë ditë.
“Kosova jonë po feston 11 vjetorin e pavarësisë dhe kjo ditë e madhe bartë në vete shumë emra të heronjve, dëshmorëve e martirëve, bartë në vete djersën dhe mundin e shqiptarëve, punën e palodhshme të intelektualëve”- ka shkruar Bytyqi.
Ai ndër të tjera ka bërë thirrje për mësim e punë me përkushtim në mënyrë që Kosova të zhvillohet.
“17 shkurti na e kujton çmimin e lirisë, prandaj, ne duhet të mësojmë, të studiojmë dhe të punojmë me përkushtim në secilën ditë të jetës sonë, që Kosovën e vogël si territor, ta bëjmë të madhe si emër në botë”- shkroi ndër të tjera ministri./ORAinfo/
Më poshtë mund të lexoni të plotë urimin e tij:
Të dashur nxënës, studentë, mësimdhënës, prindër,
Të nderuar qytetarë,
Kosova jonë po feston 11 vjetorin e pavarësisë dhe kjo ditë e madhe bartë në vete shumë emra të heronjve, dëshmorëve e martirëve, bartë në vete djersën dhe mundin e shqiptarëve, punën e palodhshme të intelektualëve.
17 shkurti na e kujton çmimin e lirisë, prandaj, ne duhet të mësojmë, të studiojmë dhe të punojmë me përkushtim në secilën ditë të jetës sonë, që Kosovën e vogël si territor, ta bëjmë të madhe si emër në botë.
Në këtë mënyrë nderojmë të rënët për liri, ata që u bënë krenaria dhe lavdia jonë, ata që u bënë pjesa më e ndritshme e historisë sonë. Vetëm në këtë mënyrë, ne sigurojmë të ardhmen tonë dhe të brezave që do të vijnë pas nesh.
Urime Dita e Pavarësisë!
Gëzuar për shtetin tonë, për Kosovën tonë!