Caca nesër vjen në Kosovë, ja në cilin qytet do të këndoj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Caca nesër vjen në Kosovë, ja në cilin qytet do të këndoj

14:06 | 07 Dhjetor 2018

Këngëtarja serbe, Svetlana Raznatovic e njohur në publik si ‘Ceca’ do të mbajë nesër një koncert në Mitrovicën e veriut me 8 dhjetor me fillim nga ora 12:00.

Koncerti do të mbahet para konvikteve studentore në Mitrovicën e Veriut, shkruan ‘telegraf.rs’

Siç njoftojnë organizatorët në Mitrovicë, Ceca po vjen për t’i mbështetur protestat paqësore të serbëve që kundërshtojnë vendosjen e taksës prej 100 për qind mbi mallrat nga Serbia.

Ndryshe, serbët në veri të vendit që nga vendosja e taksës kanë protestuar çdo ditë.

E pyetur se a ka frikë për këtë vizitë në Kosovë pas sitautës së krijuar, Ceca ka thënë se jo.

“Të jem e frikësuar, jo nuk e pranoj”, është shprehur Ceca.

Ditë më parë në basketbollistët serb të ‘Partizanit’ nuk janë lejuar të futen në Kosovë përmes pikës kufitare në Jarinje. Ata nga Policia e Kosovës janë kthyer prapa për në Serbi dhe nuk i ka lejuar t’i bashkohen protestës kundër taksës.

Komento: