Cakaj ka thën ë se hapja e negociatave, lajm i mirë për të gjithë rajonin.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, në një intervistë të dhënë për Deutsche Ëelle lidhur me Vendimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, ka cilësuar se Shqipëria qartësisht i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe vendimi për fillimin e bisedimeve për anëtarësim është mbështetur mbi meritat e saj madhore.
Gjithashtu, sipas Kryediplomatit Cakaj, kjo vendimmarrje mbetet me rëndësi historike dhe krijon një marrëdhënie të re të Shqipërisë me BE-në, përkatësisht në atë të nisjes së rrugës për të arritur në të ardhmen statusin final të një anëtari.
“Ky është një proces i gjatë, por tashmë është krijuar një momentum i ri në marrëdhëniet e BE me rajonin. Me rëndësi është të thellohet marrëdhënia, të rritet ndërveprimi jo vetëm mes vendeve në rajon, por edhe të rajonit me BE. “ – shprehet kreu i diplomacisë shqiptare.
Zgjerimi, thekson Cakaj, është kthyer përsëri në drejtimin e duhur dhe bashkë me të edhe besueshmëria e perspektivës evropiane të vendeve të rajonit tonë. Për Ministrin Cakaj hapja e negociatave të anëtarësimit është lajm i mirë jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin.