
Eugen Cakollli nga KDI ka pyetur se nëse çdo hetim që prek pushtetin shpallet si “plan politik”, atëherë çka mbetet nga drejtësia.
Ai ka thënë se nuk është hera e parë që një rast potencial i korrupsionit të profilit të lartë etiketohet menjëherë si sulm politik.
Deklarata e tij vjen pasi sot u intervistua nga Prokuroria ministri në detyrë i Bujqësisë Faton Peci.
“Nëse çdo hetim që prek pushtetin shpallet “plan politik”, atëherë çka mbetet nga drejtësia? Nuk është hera e parë që një rast potencial i korrupsionit të profilit të lartë etiketohet menjëherë si sulm politik. Jo mbi baza të ndonjë shkeljeje procedurale apo mungese provash, por thjesht sepse prek dikë brenda pushtetit. E kur kjo ndodh paralelisht me përpjekjet për të reformuar sistemin prokurorial, shfaqet një prirje shqetësuese për kontroll mbi drejtësinë, përmes delegjitimimit të saj – duke shpallur çdo prokuror që guxon si “të kapur”, dhe institucionet si pjesë të ndonjë skeme kundër qeverisë”.