
Është caktuar koha se kur do të nisin seancat ndaj të dyshuarve të arrestuar për manipulim të votave gjatë ditës së djeshme në komunën e Prizrenit.
Siç raportohet, seancat do të nisin në orën 14:00.
Gjatë ditës së djeshme, në një aksion të madh të Policisë dhe Prokurorisë në Prizren, u arrestuan dhe ndaluan 109 persona, komisionerë e individë tjerë, që dyshohet se kanë ndikuar në rezultatin zgjedhor të kandidatëve për deputetë në këtë komunë