Caktohet data e finales së Kupës së Italisë

21:20 | 02 Prill 2021

Finalja e Kupës së Italisë

Finalja e Coppa Italia mes Atalantas dhe Juventusit do të zhvillohet më datë 19 maj.

Para pak minutave kjo u bë e ditur nga Serie A, teksa ndeshja finale do të luhet në “Mapei Stadium”.
Juventusi eliminoi Interin për të arritur në finale të Kupës së Italisë me rezultat të përgjithshëm 2:1.

Në anën tjetër, Atalanta eliminoi Lazion me rezultat të përgjithshëm 3:1.

Komento: