Caktohet gjyqtari për derbin mes Interit dhe Liverpoolit

15:55 | 14 Shkurt 2022

UEFA cakton gjyqtarët për derbin mes Interit dhe Liverpoolit.

Szymon Marciniak është caktuar gjyqtar për derbin mes Interit dhe Liverpoolit që luhet të mërkurën mbrëma, ndërsa Tomasz Kwiatkowski dhe Bartosz Frankowski do të jenë në krye të VAR-it.

Gjyqtari polak do të mbikëqyrë ndeshjen me bashkatdhetarët e tij Paweł Sokolnicki dhe Tomasz Listkiewicz të emëruar si ndihmës të tij.
Marciniak ka ndarë drejtësinë tashmë në katër ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon, duke përfshirë fitoren 3-2 të Liverpoolit kundër Milanit në Anfield Road në shtator.

Hera e fundit që ai ishte në krye të një ndeshjeje të Interit ishte në fitoren 5-0 ndaj Shakhtar Donetsk në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës në gusht të vitit 2020.

Nerazzurrët kanë dy fitore, një barazim dhe një humbje në katër ndeshjet e tyre të referuara nga Marciniak.

Humbja e tyre e vetme erdhi në një ndeshje si mysafir në Ligën e Evropës kundër Wolfsburgut të fituar 3-1 nga skuadra gjermane në mars të vitit 2015, ishte ndeshja e parë e skuadrës italian nën drejtësinë e gjyqtarit.

Komento: