Gjyqtarët holandezë referojnë ndeshjen Kosovë-Rumani.
Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropiane Euro 2024 gjatë këtij muaji.
Së pari “Dardanët” do të ballafaqohen me Rumaninë më 16 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, dhe pastaj udhëton në Budapest për t’u përballur me Bjellorusinë, transmeton lajmi.
Tashmë UEFA ka caktuar gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në sfidën Kosovë-Rumani, duke ia besuar atë holandezit Danny Makkelie i cili do të ndihmohet nga Hessel Steegstra dhe Jan de Vries, derisa gjyqtar i katërt është Sander Van der Eijk.
Ndeshja Kosovë-Rumani zhvillohet të premten me fillim nga ora 20:45.