Caktohet koha kur do të luajë Shqipëria miqësoren ne Spanjën

14:37 | 29 Dhjetor 2021

Shqipëria luan miqësore me Spanjën në mars.

Shqipëria do të luajë një ndeshje miqësore në muajin mars.

Drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, kanë arritur marrëveshje me homologët e tyre për zhvillimin e kësaj ndeshje.

Loja parashihet të zhvillohet në Spanjë më 26 mars të vitit 2022, derisa ende nuk është marrë një vendim për stadiumin.

Kjo do të jetë ndeshja e parë miqësore mes këtyre dy përfaqësueseve, të cilat deri më tani kanë luajtur ndaj njëra-tjetrës shtatë ndeshje, të gjitha të vlefshme për kualifikueset e kampionateve europiane dhe botërore.

Shqipëria ka zhvilluar dy ndeshje me Spanjën, në kuadër të kualifikueseve të kampionatit Europian 1988.

Ndeshja e parë u zhvillua në vendin tonë, në stadiumin “Qemal Stafa” më 3 dhjetor të vitit 1986, dhe u fitua nga spanjollët me rezultatin e ngushtë 1:2.

Goli i vetëm për kuqezinjtë u shënua nga Shkëlqim Muça.

Ndërsa në ndeshjen e dytë në Spanjë, më 18 nëntor 1987, Shqipëria u mund me shifrat 5:0/SS.

Komento: