
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot për plotësimin e Bordit të KRU “Hidromorava Sh.A”, në Gjilan.
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se kryesuese e Bordit do të jetë Filloretë Gashi-Sadiku, ndërsa kryesuesi i deritanishëm të caktohet anëtar i këtij Bordi.
Ky propozim i Kurtit është miratuar në Qeveri.