Orë policore do të ketë në Kiev.
Një orë policore në mbarë qytetin e Kievit ka hyrë në fuqi rreth 90 minuta më parë dhe do të zgjasë deri të hënën në mëngjes.
“Të gjithë civilët që janë në rrugë gjatë periudhës së shtetrrethimit do të konsiderohen anëtarë të grupeve sabotuese të armikut”, thanë autoritetet në Kiev, shkruan BBC, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Zyra e kryetarit të bashkisë sqaroi një njoftim të mëparshëm që thoshte se ora policore do të zgjaste nga ora 17:00-08:00 me orën lokale (15:00-06:00 GMT) çdo ditë.
Ora policore e vendosur tani nuk do të hiqet deri në orën 08:00 me orën lokale të së hënës.