Calhanoglu – Inter, lajm i fundit nga Italia

13:59 | 21 Shkurt 2023

Calhanoglu tek Interi deri më 2026

Mesfushori Hakan Calhanoglu nuk do të largohet nga skuadra e Interit, pasi do të jetë pjesë e ekipit italian edhe për disa vjet të tjerë.

“Tuttomercatoweb” ka bërë të ditur të martën se Calhanoglu ka arritur marrëveshje me Interin për kontratën e re.

Thuhet se brenda këtij muaji do të bëhet zyrtare gjithçka, pasi 29-vjeçari është pajtuar për të firmosur kontratë të re katërvjeçare.

Me kontratën e re mesfushori do të mbetet tek Interi deri në verën e vitit 2026, pasi kontrata aktuale i skadon në vitin 2024

Ai në vitin 2021 iu bashkua Interit si lojtar i lirë dhe këtë sezon ka 3 gola e 6 asistime në 30 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

Komento: