Calhanoglu arrin marrëveshje për rinovim me Interin.
Mesfushori turk, Hakan Calhanoglu arrin marrëveshje për rinovim të kontratës me Interin.
Calhagnolu ka kontratë me ‘Nerazzurri’ deri në verë të vitit 2024, por do vazhdojë edhe më gjatë në Itali.
Sipas raportimit të Fabrizio Romano, mesfushori ka arritur marrëveshje për rinovimin me klubin, transmeton lajmi.
Ai pritet të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2027.
Pas turkut Interi do vazhdojë bisedimet për rinovimin e Alessandro Bastoni.