Calhanoglut – Manchester United, vjen lajmi i fundit nga Italia

14:26 | 31 Tetor 2020

Manchester Unitedi është i interesuar në transferimin e mesfushorit kreativ të Milanit, Hakan Calhanoglu.

Këto raportime kanë ardhur pasi bisedimet për kontratën e re mes “rossonerëve” e lojtarit, kanë ngecur.

Kontrata aktuale e turkut përfundon në qershor të vitit të ardhshëm.

“Tuttosport” shkruan po ashtu se menaxheri i mesfushorit po i kërkon deri në 7 milionë euro pagë vjetore, që do të ishte shifër e ngjashme me të ardhurat e Zlatan Ibrahimoviqit dhe Gianluigi Donnarummas.

Këto të ardhura nuk mund të plotësohen nga Milani, dhe i jep rrugë Manchester Unitedit që ta sigurojë 26-vjeçarin me një çmim më të ulët në transferim, si dhe t’ia plotësojë lojtarit kërkesat.

Milani i pagoi 23.3 milionë euro plus bonuse për ta transferuar Calhanoglun nga Bayer Leverkuseni në verën e vitit 2017.

Komento: