Camarda në histori, bëhet lojtari më i ri që debuton në Serie A

10:34 | 26 November 2023

Francesco Camarda ka shkruar historinë duke u bërë lojtari më i ri në moshë që luan në Serie A.

Ai debutoi sonte në elitën e futbollit italin në moshën 15 vjeç e 260 ditë. Camarda ka lindur më 10 mars 2008.

Sulmuesi hyri si zëvendësues në 10 minutat e fundit të ndeshjes në Fiorentina, të cilën “Rossonerët” e fituan me rezultatin 1:0.

Rekordi i mëparshëm i përkiste ëisdom Amey të Bolongas , i cili kishte debutuar në kampionatin italian më 21 maj 2022, në moshën 15 vjeç e 274 ditë.

Debutuesi më i ri në Serie A për Milanin deri më tani ishte Gianluigi Donnarumma, i cili ishte 16 vjeç e tetë muaj kur u zgjodh të startonte kundër Sassuolos në tetor të vitit 2015.

Komento: