Cameron: Do vazhdojmë t’i ndihmojmë Kosovës në të gjitha mënyrat që mundemi

09:53 | 04 Janar 2024
cameron:-do-vazhdojme-t’i-ndihmojme-kosoves-ne-te-gjitha-menyrat-qe-mundemi

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka thënë se Britania e Madhe vazhdon ta mbështesë, ndihmojë dhe promovojë Kosovën, në të gjitha mënyrat që munden.

Në një konferencë të përbashkët me ministren e jashtme, Donika Gërvalla, Cameron ka theksuar se Britania do të ndihmojë në njohjen e shtetësisë së Kosovës nga shtetet mosnjohëse.

“Ne folëm këtë mëngjes për sigurinë dhe rëndësinë e kontributin që mund të japim në këtë drejtim, duke pasur parasysh edhe rolin e madh që kemi në kuadër të KFOR-it. Jemi këtu që t’iu suportojmë, t’iu promovojmë dhe t’iu ndihmojmë në çdo mënyrë që ne mundemi. Keni pasur sfida të forta në korrupsion, por sfida kryesore është për të ndërtuar një shtet i cili është i sigurt për të gjitha komunitetet. Faleminderit për të gjitha diskutimet, unë do të ndihmoj juve për njohjen e juaj në të gjitha shtetet. Ne ju suportojmë juve”, tha ai.

Komento: