Cana: Veprimet e Policisë së Kosovës ndaj grupit terrorist do ishin sfidë për secilën polici botërore

18:00 | 27 Shtator 2023
cana:-veprimet-e-policise-se-kosoves-ndaj-grupit-terrorist-do-ishin-sfide-per-secilen-polici-boterore

Ish-ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana, ka thënë se sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, nëse do kishte sukses do kishte ndikim jo vetëm në Kosovë por në të gjithë rajonin.

Ai tha se këtë e ka ndaluar profesionalizmi i Policisë së Kosovës, të cilët e ndaluan një të keqe shumë më të madhe që do mund të ndodhte.

Cana tha se veprimet profesionale të Policisë së Kosovës,  në Banjskë do ishin sfiduese për secilën polici botërore.

“Elementi i parë është se kjo është situatë e paprecedentë, me implikme rajonale, sepse po të ishte implementuar plani i tyre do të ishte lëvizje e re në arkitekturën e sigurisë në Ballakan. Është ditë krenarie për Policinë e Kosovës… është dashur të manifestohet me luftimin e grupit terrorist, është krenari në aspektin e dëshmisë se kjo polici e ka dëshmuar se Kosova është shtet demokratik që është në gjendje të menaxhojë kriza të tilla, që do ishin sfidë për secilën polici botërore me efikasistet të paparë, me një konsideratë ndaj jetës së njerëzve, me kujdes të veçantë ndaj kultit fetar dhe qasje proaktive me komunitetet. Aletatët tanë ndihen krenarë për veprimet e djemve tanë, ne ndihemi krenarë sepse disa prej tyre e kanë treguar veten në luftë por edhe ata që janë trajnuar në polici. Është investim 20 vjeçar, kjo punë është shpërblyer tash”, tha ai në emisionin“Five”.

Komento: