
Opioninsti, Blerim Canaj ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se zvarritja e institucioneve dhe mungesa e stabilitetit po e dëmtojnë shtetin.
“Ne momentalisht jemi në një anarki të butë”, deklaroi Canaj, duke akuzuar Kurtin se përmes krizave po e zhvendos vëmendjen e qytetarëve nga problemet reale.
Sipas tij, nëse Kosova do të kishte qeveri dhe president të zgjedhur, debati publik do të fokusohej në çështje konkrete, si përfundimi i projekteve infrastrukturore.
“Z.Kurti qeveris veç kur ka kriza dhe, kur s’ka kriza, ai ndërton kriza, krijon kriza, për shkak se duhet të zhvendoset vëmendja diku. Për çka do të bisedonim ne sot po ta kishim një qeveri stabile dhe një president? Unë me siguri do të pyesja pse s’u përfundua autostrada për Gjilan deri më tani. Pra, po i shmang përgjegjësitë? Absolutisht po. Do të thotë, është zhvendosje totalisht e vëmendjes së qytetarit”, tha Canaj mbrëmë në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova.