Canal+: Mohamed Salah në Real Madrid

18:25 | 16 Maj 2019

Liverpool ka nisur ta ndjej presionin e Real Madridit për Mohamed Salah.

Raportimet në Francë bëjnë të ditur se gjigantët spanjollë janë duke bërë lëvizjet e para drejt një transferimi të jashtëzakonshëm në verë.

‘Canal+’ ka zbuluar se trajneri i madrilenëve, Zinedine Zidane, është i vendosur që të transferojë egjiptianin në ‘Santiago Bernabeu’.

“Kanë qenë disa kontakte mes Real Madrid dhe Mohamed Salah” ka thënë Philippe Carayon, gazetari i ‘Canal+’, në një emision televiziv.

Gjithsesi, secila tentativë e Real Madrid për shërbimet e sulmuesit të Liverpool do duhej të kalonte shumën e 198 milionë funteve.

Kujtojmë se lojtari ka shënuar 54 gola në Premierligë gjatë dy sezoneve të fundit, duke u kthyer në lojtarin kryesorë të skuadrës së tij.

Komento: