Capello ‘godet’ Mourinhon: Ai luajti kartën e tij të fundit duke i ofenduar lojtarët

17:09 | 14 Shkurt 2022

Capello kritikon Mourinhon: I ka hapur plagë ekonomike skuadrës.

Fabio Capello ka kritikuar trajnerin portugez, Jose Mourinho, i cili së fundmi po drejton skuadrën e Romës.

‘Giallorossi’ nuk po marrin dot rezultate të kënaqshme, por duket se kalkulimet nuk i kanë bërë mirë as jashtë fushës së blertë.

Fabio Capello së fundmi ka thënë se Mourinho ka gabuar që ofendoi lojtarët dhe do t’i hap plagë ekonomike skuadrës.

“Ai luajti kartën e tij të fundit duke i ofenduar lojtarët”, ka thënë Capello, transmeton lajmi.

“Unë nuk e kam bërë kurrë. Nëse ofendon lojtarët siç bëri Mourinho, atëherë ti krijon plagë ekonomike për klubin dhe është diçka për të cilën duhet të japësh llogari”, shtoi italiani.

Ishte java e kaluar ajo që solli në pah disa raportime se Mourinho ka ofenduar lojtarët e tij, duke thënë se janë pa këllqe.

Komento: