Cardiff City – Liverpool,publikohen formacionet zyrtare

16:17 | 21 Prill 2019

Sot zhvillohet takimi mes Cardiff City – Liverpool.

‘The Reds’ do të kenë testin e radhës kundër skuadrës së Neil Warnock, në udhëtim, në kuadër të xhiros së 34-të në Premierligë.

Lojtarët e Jurgen Klopp konsiderohen si favoritët absolut në takimin nga i cili kërkojnë asgjë më pak sesa tri pikët.

Fitorja është rruga e vetme për Liverpool që të kthehen në krye të tabelës, ku përkohësisht po qëndron Manchester City.

Ndeshja mes Cardiff dhe Liverpool do të luhet me fillim nga ora 17:00. Më poshtë janë formacionet zyrtare për këtë takim.

Komento: