U lëndua ndaj Vallecanos, Ancelotti jep detaje rreth situatës së Jude Bellingham.
Jude Bellingham dukej se mori një lëndim në shpatull në fillim të ndeshjes me Rayo , pasi një lojtar kundërshtar u rrëzua aksidentalisht mbi të.
Anglezi u ndihmua nga mjekët dhe vazhdoi të luante, duke qëndruar në fushë për të gjithë ndeshjen.
Shpatulla e tij ishte e lidhur fort në interval, derisa Bellingham nuk pranoi të zëvendësohej duke luajtur gjatë 90 minutave në barazimin e Real Madridit 0-0 me Rayo Vallecanon.
Megjithatë trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti shpreson që ta ketë yllin anglez për duelin e së mërkurës në Ligën e Kampionëve përballë Bragës.
“Bellingham ka një problem me shpatullën e tij. Ai do t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe pastaj do ta shohim situatën e tij. Shpresoj se ai mund të luajë të mërkurën kundër Bragës”.
“Unë nuk mendoj se do të jetë ndonjë gjë serioze”, deklaroi Carlo Ancelotti.
20-vjeçari anglez është lojtari kryesor i Real Madridit këtë edicion, ku ka realizuar 13 gola dhe ka adhuruar tre asistime në 14 ndeshje zyrtare për Real Madridin.