Carlo Ancelottit ka zemëruar tifozët e Realit në mbarë botën

16:05 | 07 Nëntor 2023

Një përgjigje e shkurt e Ancelottit ka zemëruar tifozët e Realit në mbarë botën.

Kanë mbetur më pak se dy muaj deri në fillim të afatit kalimtar të janarit për transferimin e futbollistëve.

Shumë emra janë lidhur me një transferim te Real Madridi, por duket se Los Blancos kanë të tjera plane.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka zbuluar se klubi i tij nuk do të nënshkruajë me futbollistë të rinj në afatin kalimtar dimërorë.

“Ne nuk do të nënshkruajmë me askënd në janar”, ka thënë Carlo Ancelotti në konferencë për shtyp para përballjes me Sporting Bragën në Ligën e Kampionëve.

“Eder Militao dhe Thibaut Courtois do të kthehen para fundit të sezonit. Tregu i janarit është i lirë për ne,” tha trajneri italian.

Më herët u raportua se Real Madridi do të tentonte të nënshkruante me qendërmbrojtësin Goncalo Inacio gjatë afatit kalimtar të dimrit, por deklarata e trajnerit italian bën që këto spekulime të shuhen.

Eder Militao pritet të jetë në formë në mars. Real Madridi ka David Alaba, Antonio Rudiger dhe Nacho si qendërmbrojtësit e vetëm në dispozicion për momentin.

Gjithsesi kjo deklaratë e Ancelottit ka zemëruar tifozët e Real Madridit të cilët prisnin transferimin e një sulmuesi në dimër. /

Komento: