Serbët ende nuk po pajtohen me formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Transformimi i FSK-së në ushtri i ka ‘çmendur’ serbët.
Nënkryetari i Partisë SPS të Kosovës, Igor Simiq, tha sot se gjithçka që ka ndodhur në muajt e fundit ka të bëjë me ngutjen e dikujt për t’i “përzënë” sa më shpejt serbët në Kosovë.
“Kur vjen puna për te ngutja për të arritur zgjidhje kompromisi, kjo është një qëndrim pozitiv. Por kjo do të thotë edhe se shpejtësia zgjidh çështjen që në mënyrë sa më të shpejt të dëbojnë serbët e Kosovës gjë që ngre shqetësime”, tha Simiq për RTS.
Ai ka folur edhe për zhgënjimin e serbëve ndaj bashkësisë ndërkombëtare ku thotë se i kanë dënuar serbët me përkrahjen ndaj Kosovës.
Duke folur për vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me përcaktimet e reja, ai tha se është e pamundur më i plotësuar gjithë dëshirat e Kosovës andaj edhe nisja e dialogut është e pakuptimtë.