“Çarten” tifozët e Realit, e duan këtë lojtar në krye të skuadrës

10:01 | 06 Mars 2019

Tifozët e Realit nuk e duan Solarin më në krye të klubit.

Real Madridi duket se do të ketë një prej sezoneve më të këqija që prej ekzistencës së tyre.

Skuadra spanjolle është eliminuar gjatë mbrëmjes së kaluar nga liga më e fortë evropiane për klube, Liga e Kampionëve.

Ajaxi ka befasuar të gjithë në Santiago Bernabeu me fitoren 4-1 dhe tani do të kemi një kampion të ri të Evropës.

Por, këtë gjë nuk e kanë pritur mirë fansat e skuadrës së Los Blancos, të cilët kanë protestuar para zyrave të klubit.

Ata ndër të tjerash kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit aktual, Florentino Perez si dhe rikthimin në postin e trajnerit, Jose Mourinhos.

Theksojmë se madrilenët tashmë më janë eliminuar edhe prej Copa del Reyt gjersa janë 12 pikë pas liderit të ligës elitare spanjolle, Barcelonës.

Ndryshe, Reali pritet që të ketë ndryshime të mëdha në sezonin e ri teksa do të sjell disa lojtar dhe një trajner.

Komento: