
Silvio Berlusconi kritikoi ashpër Milanin pas humbjes së tyre ndaj Interit.
Ai e ka drejtuar gishtin e fajit te tre persona Marco Giampaolo, Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban.
‘Kuqezinjtë’ humbën të shtunën Derby della Madonnina 2-0 me gola të Marcelo Brozovic dhe Romelu Lukaku.

“Unë u përpoqa ta shikoja në televizion, por pas një kohe futbolli i Milanit thjesht më zhgënjeu”, i tha ish-presidenti për Calciomercato, përcjell lajmi.
Aktualisht, Berlusconi ka në pronësi skuadrës e Monzas e cila pritet të promvohet në Serie B sezonin e ardhshëm.