Luis Suarez pritet të largohet gjatë kësaj vere nga Barcelona.
Gjatë ditës së djeshme u raportua se Luis Suarez ka prishur kontratën me Barcelonën dhe se ka arritur marrëveshje me klubin e Atletico Madrid.
Por, në momentet e fundit, në skenë ka dal presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu.
Bartomeu ka bllokuar transferimin e Suarezit, pasi nuk dëshiron që uruguaiani të largohet si transferim i lirë, transmeton Indeksonline.
Gazetari i ESPAN, Mois Llorens raporton se uruguaiani është i zemëruar dhe kërkon që transferimi i tij të zhbllokohet.
Nëse nuk ndodh kjo, atëherë pritet që Suarez bashkë me avokatët e tij të dalin në konferencë për shtyp për të treguar këtë publikisht.