‘Çartet’ Vuçiq, e quan “kriminal” operacionin e Policisë së Kosovës në veri: S’pranojmë zgjidhje të njëanshme – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

‘Çartet’ Vuçiq, e quan “kriminal” operacionin e Policisë së Kosovës në veri: S’pranojmë zgjidhje të njëanshme

23:16 | 21 Shtator 2021

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është lajmëruar edhe njëherë përmes rrjeteve sociale duke folur për zhvillimet e fundit në veri.

Vuçiq ka thënë se sipas tij, Serbia do të insistojë në arritjen e paqes e sigurisë.

Ai veprimet policore të Kosovës i ka quajtur “të njëanshme dhe kriminale” duke thënë se në asnjë formë nuk do të pranohen.

“Serbia do të vazhdojë të insistojë në arritjen e paqes, stabilitetit të plotë dhe sigurisë, por sigurinë e plotë për serbët në Kosovë e Metohi. Serbia është gjithëherë e gatshme për dialogun në Bruksel, por nuk do të pranojë zgjidhje të imponuara nga aksionet kriminale të njënashme”, ka shkruar ai në rrjetin social Instagram.

Komento: