Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë të përbashkët me Komisionarin e Bashkimit Europian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, tha se serbët në veri të Kosovës janë në prag të vendimit që të mos e lejojnë askënd të hyjë në atë pjesë të vendit.
Ai tha se “situata është e nxehtë”.
“Serbët në jug të Ibrit janë afër vendimit që të largohen nga të gjitha institucionet dhe serbët e veriut të Kosovës të mos lejojnë askënd të shkojë në veri. Situata është nxehur dhe njerëzit nuk do ta vuajnë më terrorin e Kurtit”, tha Vuçiq.
Vuçiq tha se “në Prishtinë nuk kanë të bëjnë gjë tjetër veçse me hiperprodhim të sulmeve ndaj çdo gjëje serbe dhe duke shkaktuar tensione për të cilat do të akuzojnë serbët”, tha Vuçiq.