Casemiro mund të largohet nga Man Utd në verë

10:45 | 23 Shkurt 2024

Manchester United është i përgatitur për pastrimin e skuadrës këtë verë për të ndihmuar në përshpejtimin e përparimit në fushë nën pronarin e ri Sir Jim Ratcliffe, kanë thënë burimet për ESPN.

United ka para për të shpenzuar në merkaton e verës, por shqetësimet rreth pozicionit financiar të klubit, në veçanti shkelja e rregullave të fitimit dhe qëndrueshmërisë do të kufizojnë fondet në dispozicion.

Ka pikëpyetje mbi të ardhmen e 11 lojtarëve të ekipit të parë, duke përfshirë Christian Eriksen, Raphaël Varane, Casemiro, Harry Maguire, Scott McTominay, Aaron Wan-Bissaka dhe Victor Lindelöf.

Casemiro që erdhi me shumë bujë te Manchester United nga Real Madridi, mund që shpejt ta përfundojë aventurën me “Djajtë e Kuq”.

Bisedat e rekrutimit me Ratcliffe dhe drejtorin e INEOS Sir Dave Brailsford janë fokusuar në nevojën për të shitur lojtarët për të rritur buxhetin.

Komento: