
Casemiro do të largohet nga Manchester Unitedi në fund të sezonit.
Braziliani, vendosi të mos vazhdojë kontratën me “Djajtë e Kuq”, duke i dhënë kështu fund ecurisë së tij katërvjeçare në Angli.
Sipas Fabrizio Romanos, Casemiro mund të transferohet në MLS ku ka nisur kontaktet me kampionët në fuqi, Inter Miamin.
Marrëveshja varet nga propozimi financiar, pasi ai ka marrë më shumë oferta nga klubet evropiane dhe nga ato të Arabisë Saudite.
Casemiro, deri më tani ka bërë 155 paraqitje me Unitedin duke shënuar 24 gola dhe 14 asistime, ku fitoi “FA Cup dhe “EFL Cup”.