“Casemiro po mendon ta pranojë ofertën e Man Utd”

13:45 | 18 Gusht 2022

Casemiro është duke menduar që ta pranojë ofertën për transferimin te Manchester United.

Të paktën kështu raporton Relevo, sipas të cilëve situata është duke u bërë serioze.

Erik ten Hag e pëlqen shumë lojtarin.

Mesfusha është pikërisht reparti që po çalon më së shumti skuadra e “Djajve të Kuqë”.

Oferta e parë e ish-kampionëve anglezë për brazilianin është diku rreth 60 milionë euro.

Dakordimi në mes të klubeve ende s’është arritur, diçka që pritet të bëhet javët e ardhshme.

Komento: