Antonio Cassano e ka kritikuar Amir Rrahmanin dhe skuadrën e Napolit për lojën që e bëri mbrëmë ndaj Milanit.
Napolitanët barazuan me “Rossoneri” në shtëpi me rezultat 1:1 në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Dhe, kjo ishte e pamjaftueshme duke e pasur parasysh se lojën e parë fituan Kuqezinjtë në shtëpi me rezultat 1:0.
Ndër të tjera, ish-futbollisti i Milanit e Interit i ka këshilluar napolitanët që ta gjejnë një qendërmbrojtës tjetër në vend të përfaqësuesit kosovar.
“Tek goli i Milanit, përse s’bëri faull Rrahmani? Sapo e mori topin Leao, nuk duhet ta lësh të lëvizë dhe të vrapojë. Për ta bërë një hap përpara në një nivel tjetër, Napolit i duhet ta gjejë një qendërmbrojtës tjetër”, deklaroi ish-futbollisti i njohur italian në “Bobo TV”.
Leao vrapoi plot 80 metra me topin në këmbë dhe e shërbeu Olivier Giroudin, i cili e shënoi golin e kualifikimit.
Cassano e lavdëroi më pas Milanin, duke thënë se në fushë nuk u vërejt fakti që Napoli i ka 24 pikë diferencë në kampionat.