Cavani – Man United, lajmi i fundit nga Anglia

10:27 | 20 Shkurt 2021

Edinson Cavani do ta vazhdojë kontratën me Unitedin.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar se do të bisedojë me Edinson Cavanin për ta vazhduar kontratën te Manchester Unitedi.

Cavani nuk udhëtoi në Torino në fitoren e Unitedit ndaj Real Sociedadit në Ligën e Evropës të enjten mbrëma, për shkak se sulmuesi uruguaian është i dëmtuar në muskul.

Cavani ka shënuar shtatë gola në 24 paraqitje këtë sezon, prejse u transferua nga Paris Saint-Germaini në muajin tetor.

Ai nënshkroi kontratën për një vit me Unitedin, ndërsa mund të mbetet me “djajtë e kuq” edhe për një sezon tjetër.

Komento: