Cavani-Napoli, vjen lajmi i papritur

21:42 | 18 Maj 2019

Edinson Cavani, erdhi në klubin e Parisien nga Serie A Napoli dhe thashethemet në vitin e kaluar e kanë lidhur Uruguajanin me një kthim në Itali dhe Napoli.

Megjithatë, nuk ka pasur asgjë konkrete dhe është menduar se Cavani është jashtë buxhetit të transferimit të Napolit; sidomos për një lojtar që i afrohet muzgut të karrierës së tij, përcjell ORAinfo.

Duke folur për CalcioNapoli1926, agjenti i Cavani, Walter Fernando Guglielmone, foli për të ardhmen e klientit të tij dhe nëse ka ndonjë të vërtetë për zërat e Napolit.

“Për momentin nuk kemi lajme në lidhje me të ardhmen. E vetmja e vërtetë dhe e vetmja siguri është se Edi ka kontratë me Paris Saint-Germain për një vit, deri në qershor 2020. Nuk kam dëgjuar nga udhëheqësit e Napolit në vitin e fundit , nuk ka pasur kurrë kontakte “./ORAinfo/

Komento: