Sulmuesi i PSG-së, Edison Cavani ka treguar thjeshtësinë e tij përkundër jetës luksoze që bënë.
Yjet e futbollit po na befasojnë çdo ditë e më shumë.
Disa prej tyre bëjnë një jetë luksoze, por ka të atillë që jetojnë një jetë të thjeshtë.
Në mesin e lojtarëve që fama dhe paraja nuk i kanë ndërruar qasje është edhe Edinson Cavani që bën një jetë të thjeshtë, përcjell lajmi net.
Edhe pse përfiton 13 milionë euro në sezon nga PSG-ja, sulmuesi uruguaian preferon të bëjë një jetë sa më të thjeshtë, duke mos ngrënë në restauronte luksoze dhe nganjëherë duke udhëtuar me metro.
Cavani duket se e shijon jetën e thjeshtë, por duke qenë edhe më afër të fansave të tij.