Cavani vendos për të ardhmën e tij – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Cavani vendos për të ardhmën e tij

21:49 | 14 Janar 2019

Edison Cavani ka vendosur të qëndrojë në PSG.

Zërat e merkatos e lidhin të ardhmen e sulmuesit uruguaian, Edison Cavani, me shumë skuadra të ndryshme, si Napoli, Manchester United, Chelsea, etj., por vetë futbollisti është i bindur për të kundërtën.

Në një intervistë të dhënë për mediat franceze, Cavani theksoi se është i bindur të respektojë kontratën me PSG-në, e cila i lidh palët deri në vitin 2020, ndërsa u shpreh i gatshëm edhe për të qëndruar më gjatë në kryeqytetin francez.

“Unë do të mbetem pjesë e PSG-së deri në verën e vitit 2020, kur edhe më mbaron kontrata. Por nuk përjashtoj mundësinë e rinovimit, pasi unë jam i kënaqur me klubin dhe PSG-ja gjithashtu e kënaqur me performancat e mia, ndaj , por deri tani nuk kemi diskutuar, pasi kemi edhe 18 muaj ende në kontratën aktuale. Nuk do të luaj edhe për shumë vite, ndaj nuk është se më tërheq ideja për t’u larguar nga PSG-ja”, tha Cavani.

Këto fjalë presin disi entuziazmin e presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, i cili e ka theksuar thuajse gjithmonë dëshirën për të rikthyer “El Matador” në “San Paolo”, aty ku edhe shkëlqyer para se të transferohej te PSG-ja.

Komento: