Çdo ditë e me e bukur, Shyhrete Behluli zbulon si po ja del të jetë në top formë

16:49 | 31 Janar 2022

Shyhrete Behluli zbulon sekretin se si po arrin të jetë në top formë

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Shyhrete Behluli, njihet si ikonë e muzikës, ku për dekada me radhë e ka ‘ushqyer’ tregun muzikor me hite të mëdha.

60 vjeçarja po i mahnit të gjithë me paraqitjet e saj, e që ‘sekretin’ se si po arrin të jetë në top formë e zbuloi sot.

Në një prononcim për Indeksonline, Shyhretja u shpreh po arrin të qëndroj në formë të mirë fizike për shkak se i përmbahet këshillave të nutricistit, e që gjithashtu ka kujdes në ushqime.

“I mbaj me kujdes të ushqimit. Kam shumë ushqime që i konsumoj dhe me këshilla të nutricistit jam që disa kohë. Ushqimet që nuk më bëjnë dëm, ushqimet që nuk më shtojnë në peshë, ushqimet të cilat nuk të japin dhjamin. Nuk është e lehtë me ju qëndru ktyne po por dikur të doket krejt në rregull dhe nuk mundesh edhe nëse vet don diçka me dal prej qasaj natyre nuk mundesh, se ndihesh keq, nuk ndihesh mirë. Kështu që do të thotë se duke iu përmbajtur këtyre rregullave, kurgjo tjetër jo”, tha ajo.

Ajo shtoi se kohë më parë është marrë edhe me palestër, por që për shkak të pandemisë kur janë mbyllur nuk ka vazhduar më.

“Palestër kam ushtruar më herët. Në fillim të pandemisë e kam lenë dhe më nuk kam shku në palestër, por që kam bërë ecje vazhdimisht , ashtu siç kam mundur e kam shfrytëzu por po duhet përkushtim dhe nuk është bash e lehtë” u shpreh Behluli.

Komento: