Këngëtarja serbe, Ceca ka treguar se është nisur për në Kosovë, për koncertin e paralajmëruar të mbahet sot nga ora 12:00 në Mitrovicën e Veriut.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku edhe e ka quajtur kufirin me Republikën e Kosovës si kufi administrativ.
“Edhe pak ! Në kufirin administrativ” ka shkruar Ceca në postimin e saj.
Institucionet e Kosovës gjatë ditë së sotme nuk kanë dhënë një informacion të prerë nëse do të ndalohet hyrja e Cecës në Kosovë, ani pse një gjë e tillë ishte kërkuar ditën e djeshme nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.
Ndryshe, Ceca ishte e martuar me shefin e mafias serbe, Zhljko Razhnatoviq, i njohur si Arkani. Ky i fundit ishte udhëheqës paramilitar dhe kishte privuar nga jeta mijëra shqiptarëve në luftën e Kosovës.