Edhe pse ishte paralajmëruar se do të ketë shumë persona në koncertin e Svetlana Raznatovic në veri të Mitrovicës, ndryshe doli të jetë në realitet.
Koncerti filloi me gjysmë ore vonesë dhe një numër i vogël i qytetarëve ishin të pranishëm për ta shikuar nga afër Cecan, transmeton Indeksonline
“Unë nuk do t’ju flas, unë do të këndoj për ju” ishin fjalët e këngëtares serbe, transmeton Indeksonline.
Ndryshe, ky organizim i Listës Srpska erdhi pas vendosjes së taksës 100% për gjitha produktet serbe dhe boshnjake në Kosovë.